Pastrimi i parave, sekuestrohen 1 milionë euro pasuri

Organizatat kriminale dhe personat e përfshirë në pastrimin e parave në qarkun e Elbasanit përgjatë 2016 kanë investuar plot 1 milion euro në pasuri të paluajtshme dhe në para të depozituara si llogari bankare në bankat e nivelit të dytë. Sipas analizës vjetore të policisë së këtij qarku rezulton se në 2016 këto pasuri janë sekuestruar përkatësisht në prona me sipërfaqe 649 m2 katror, qendër tregtare, banesa e dyqane me vlerë tregu 90 milion lekë si dhe 90 mijë paund të depozituara në bankë.