KONTROLL BLIC NË RRUGËT E SHKODRËS NGA INSPEKTORIATI I PUNËS. Inspektoriati shtetëror i punës dhe shërbimeve shoqërore ka bërë një kontroll të befasishëm se si pastrohen rrugët e qytetit të Shkodrës gjatë natës. Në fokus të këtij inspektimi blic kanë qenë punonjësist që pastrojnë por edhe vetë mënyra se si ata veprojnë gjatë punës së tyre.

Në terren ka qenë edhe drejtori rajonal i Inspektoriatit Agim Shima. Nga kontrolli i ushtruar janë evidentuar disa mangësi në fuyshën e zbatimit të legjislacionit të punës. Pas inspektimit janë lënë disa detyra të cilat duhet të përmbushen. Ky kontroll është bërë më urdhër të kryeinspektorit Dritan Ylli në bashkëpunim me drejtorinë rajonale të Shkodrës. Këto kontrolle do të jenë të herpashershme edhe në subjekte apo fusha të tjera dhe janë në shërbim të luftës kundër informalitetit dhe zbatimit të legjislacionit të punës. Në rast të abuzimeve do të ketë masa ndëshkimore që vijojnë nga gjobat deri në procedim penal për subjektet por edhe për individë.

 

Artikulli paraprakLEGALIZIMET, QYTETARËT NUK PAGUAJNË FATURAT
Artikulli tjetërKAMPIONATI BOTËROR I BODYBUILDING PËR FEMRA