Bashkia e Shkodrës vazhdon punën për pastrimin e kanaleve kulluese në territor.

Bëhet fjalë për kanale të dyta dhe të treta kulluese, në territorin me kuotën më të ulët në Njësisnë Administrative Dajç. Është ndërhyrë në fshatrat Belaj, Rrushkull dhe Samrisht.

Nga ndërhyrja është bërë e mundur të pastrohen mbi 10.000 metër linear kanale kulluese të dyta dhe të treta. Këto kanale kulluese, ndikojnë direkt në prodhimtarinë e tokës por edhe në kullimin e shpejtë të tyre pas rreshjeve të shiut, pavarësisht intensitetit.