Kampionati kombëtar I boksit për vitin 2017 do të zhvillohet në qytetin e Shkodrës.

Kështu ka vendosur Federata përkatëse. Ky kampionat do të zhvillohet në javën e fundit të muajit shtator dhe në të do të marrin pjesë të gjithë ekipet e vendit me sportistët e tyre më të mirë. Ekipi I Vllaznisë prej shumë kohësh ka nisur përgatitjet për këtë kampionat sepse objektivi i tyre është fitimi I titullit kampion.

Trajneri Zef Gjoni shprehet për Star Plus se pavarësisht largimeve që kanë pasur si Kristian Dema, Kristian Shytani, Ronildo Pirani e Surian Marinaj ata këtë vit synojnë titullin kampion. Por nuk kanë munguar as afrimet dhe rikthimet si Bekim Vjerdha, Arjon Kajoshi, Krenar Zeneli dhe Vuksan Guri. Nëse në këtë kampionat Vllaznia fiton këtë kampionat ky do të jetë titulli I 21-të për të.

Vllaznia në boks po shkruan historinë e këtij sporti dhe njëkohësisht është një nga krenaritë e Shkodrës. Natyrisht që zhvillimi I këtij kampionati në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” pritet të ndiqet me interes edhe nga tifozët shkodranë të cilët do të mbështesin boksierët kuqeblu drejt suksesit të tyre të rradhës.