SIPAS SELISË BLU, DAR PO FAVORIZON KANDIDATEN KETI BAZHDARI. Jemi këtu për të denoncuar faktin se Drejtoria Arsimore Rajonale Shkodër është vënë totalisht në shërbim të Kandidates së majtë për Kryetare të Bashkisë Shkodër.

Një mësuese e një nga shkollave të Shkodrës, pjesë e stafit të ngushtë të Keti Bazhdarit, urdhëron në emër të Kandidates, Drejtorët e Shkollave të Shkodrës, të dërgojnë database-in e gjithë organikës së mësuesve me numrat e kontaktit dhe me qendrat e votimit. Një presion i hapur ndaj të gjithë punonjësve të arsimit. Ndërsa nga numri 069 70 80 980, gjatë ditës së djeshme, janë kontaktuar të gjithë mësuesit e Shkodrës në emër të Fondacionit “Cati Foundation” për një takim me Keti Bazhdarin, Kandidaten e së majtës për Kryetare të Bashkisë Shkodër, fondacion ky i krijuar për të blerë votën e Shkodranëve. E gjitha kjo bëhët me qëllim presionin politik ndaj mësuesve të Shkodrës. Ne disponojmë e-mailet e dërguara nga mësuesja, pjesë e shtabit elektoral të Keti Bazhdarit, dhe urdhrat që ju lëshon Drejtorëve të Shkollave, po në emër të Kandidates. Kjo tregon qartë se deri ku ka shkuar arroganca e pushtetit të kësaj Qeverie, e cila vë në shërbim të një grupi personash çdo gjë e çdokënd, me të vetmin qëllim marrjen e pushtetit me të gjitha mjetet, qoftë edhe me dhunë. Partia Demokratike e Shkodrës denoncon hapur presionin ndaj mësuesve dhe i bën thirrje Drejtoreshës së Arsimit Shkodër dhe Ministrisë së Arsimit, të qëndrojnë larg shantazheve politike ndaj mësuesve të Shkodrës, të zbatojnë ligjin dhe të vihen në shërbim të arsimit.