Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur në një takim kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Në këtë takim, kryeopozitari ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të forcave politike shqiptare në Maqedoni, gjë që do të ndikonte në avancimin e të drejtave të shqiptarëve atje, në realizimin e të drejtave dhe detyrimeve të papërmbushura të “Marrëveshjes së Ohrit”, e në veçanti çështjen e gjuhës. Kryetari i Partisë Demokratike shprehu bindjen se, përfshirja e shqiptarëve në qeverisjen e ardhshme të Maqedonisë duhet të garantojë zbatimin e “Marrëveshjes së Ohrit” dhe respektimin e plotë të lirive, të drejtave dhe barazisë së shqiptarëve, si dhe të ndihmojë në përshpejtimin e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, si garanci për stabilitetin dhe për të drejtat e shqiptarëve.

Artikulli paraprakAFGANISTAN, VRITEN 5 OFICERE FEMRA TË FORCAVE TË SIGURISË
Artikulli tjetër“ROJA E GJELBËR”, ARRESTOHEN NË FLAGRANCË DY SHTETAS