SHKAK, KONFLIKTI FIZIK MES DEPUTETËVE STRAZIMIRI-NDREU .

 

Mbas nje mbledhje te gjate te grupit parlamentar te Partise Demokratike, e pasuar edhe nga mbledhja e kryesise se ketij grupi, demokratet vendosen te shkojne ne bojkot.
Ndërpresim të gjitha marrëdhëniet me këtë strehë të krimit, – tha para deputeteve demokrate lideri Lulzim Basha.
Ne te vertete, bojkotin e paralajmeroi ish-kryetari I kesaj partie Sali Berisha qysh ne oret e drekes, deklaroi se ne Kuvend nuk ka hapesire per opoziten.
Shkak per vendimin ekstrem te opozites u be nje konflikt fizik mes deputeteve Gent Strazimiri dhe Pjerin Ndreu ne korridorin e Kuvendit, ndersa ne séance ish-kryeminsitri Berisha diskutonte per ligjin e armeve.
Sipas depuetit socialist Pjerin Ndreu, ka qene Strazimiri ai qe e ka nisur I pari sherrin, duke share dhe akuzuar.
Ndersa vete Strazimiri deklaroi se tani do te nise likuidimi fizik I deputeteve.
Ne kete moment, deputetet e mazhorances kane dale nga salla  plenare, gje qe detyroi nenkryetarin Dule te nderprese punimet e Kuvendit.
Mbas kesaj, ish-kryeminsitri doli me nje deklarate per median jashte Parlamentit, duke paralajmeruar bojkot te Kuvendit, se sipas tij eshte I mbushur me kriminele dhe vrases.
Edhe kryeminsitri Rama e ka denuar dhunen mes deputeteve.