Pas denoncimit të Bardh Spahisë se spitalet nuk kanë medikamente për pacientët me COVID-19, ka reaguar spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”. Spitali Covid2 thotë se nuk mungon asnjë medikament apo trajtim. Gjithashtu u kërkon politikanëve që të bëjnë punën e tyre duke u shërbyer pacientëve të prekur me koronavirus.

“Në përgjigje të reagimit të Partisë Demokratike, Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” informon qytetarët se nuk mungon asnjë medikament apo trajtim për pacientët e shtruar që përdoret në protokollet e përcaktuara të mjekimit në spitalin tonë. Spitali Covid2 “Shefqet Ndroqi” ka marrë të gjitha masat e nevojshme për t’u kujdesur për të gjithë pacientët, me terapitë e plota të mjekimit.

Në të njëjtën kohë ftojmë politikanët të na lejojnë të bëjmë punën tonë për t’u shërbyer pacientëve të prekur nga Covid19 ditë e natë, pa ndërprerje, me përkushtim dhe profesionalizëm”, shkruhet në reagim.