ÇOBAJ: NË KËTË ZONË ÇDO DITË PERSONA TË INKRIMINUAR, PRESION PËR VOTËN. Jemi ne kete konference per media per te denoncuar nje ngjarje shume te rende, ndodhur ne Bashkine e Vau Dejsit. Mbremjen e se merkures rreth ores 21:30 minuta ne segmentin Bushat- Paçram, nje person i maskuar dhe me arme, I ka bllokuar rrugen Nenkryetarit te KZAZ nr 6 Benard Ndreca I cili, se bashku me Kryetarin e PD-se per fshatin Paçram – Kole Gjeçi dhe me anetarin e grupit te punes Mirash Thepi po kthehej me automjetin e tij, nga takimi elektoral I Kandidatit te PD-se.

Te ndodhur perballe presionit te armes dhe fjaleve fyese, kane arritur te largohen ku vetem pak metra me tutje nje automjet tip Golf ne te cilin ndodheshin dy persona te tjere u ka bllokuar rrugen, me qellim qe te mos I lene te largohen. Nderkohe, personi I armatosur po vinte me vrap ne drejtim te tyre. Vetem kalimi ne ato moment, I nje mjeti te rastit, ka bere qe personi I maskuar te largohet me vrap dhe ngjarja nuk ka precipituar me pasoja me te renda. Menjehere pas kesaj ngjarje, nga tre personat e lartpermnedur eshte bere denoncimi ne polici dhe kjo e fundit ka shoqeruar tre shtetas nga kjo zone. Pak kohe pas shoqerimit te tyre, ne ambientet e Drejtorise se Policise Shkoder eshte shfaqur kandidati I mazhorances Gjoke Lleshi, I cili, pas komunikimit me drejtuesit e policies, ka bere te mundur lirimin e menjehershem te te shoqeruarve. Partia Demokratike denoncon me force kete rast te paprecedent, megjithese nuk eshte I vetmi. Tashme ne Bashkine e madhe te Vau-Dejes, qarkullojne perdite persona te inkriminuar, persona ne kerkim, persona te armatosur, qe levizin me makina me xhama te zinje dhe pa targa dhe policia nuk merret me to, por merret me qytetaret e zakonshem qe kalojne limitin e shpejtesise me 5 km/ore. Ne situaten e rende te krijuar, pas disa ngjarjeve te renda te denoncuara here pas here nga ana e Partise Demokratike, situata rrezikon te pershkallezohet edhe me shume. Procesi zgjedhor eshte ne rrezik. I kerkojme Drejtorit te Policise Shkoder, Drejtorit Pergjithshem te Policise, Ministrit te Brendshem, Kryeministrit dhe Prokurorise se rrethit Shkoder dhe Prokurorise se Pergjithshme, te vene perpara drejtesise autoret dhe urdheruesit e kesaj ngjarje te rende, si dhe te marrin te gjitha masat per gartantimin e procesit zgjedhor, qe ne kete bashki rrezikon mjaft shume. Per kete ngjarje, I bejme me dije ambasades se SHBA, OSBE-ODHIR dhe perfaqesueses se Delegacionit Europian, te monitorojne situaten, pasi ajo po del jashte kontrollit dhe per kete pergjegjese eshte qeveria shqiptare, si garantuese e procesit zgjedhor.

Artikulli paraprakCAS SHTYN VENDIMIN ME 10 KORRIK!
Artikulli tjetërSKANDALI I BARNAVE, DORËHIQET ASTRIT BECI