Deputeti socialist Alket Hyseni është vënë në shënjestër të akuzave të opozitës, se ka përfituar me dokumente të falsifikuara 11 mijë metra katrorë tokë të familjes Bua në Dhërmi.

Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Flamur Noka duke iu referuar denoncimeve të bëra nga pjesëtarë të familjes Bua tha se pasi e ka blerë tokën me dokumente të falsifikuara, Hyseni ia ka kaluar atë mikut të Kryeministrit, Gon Papuli.

Opozita e fton Kryeministrin dhe Prokurorinë të mos heshtin, pasi sipas saj, ajo që e bën edhe më të rëndë grabitjen e pronës nga familja Bua tek Alket Hyseni dhe më pas tek miku i Kryeministrit, është fakti se deputeti socialist e ka kryer transaksionin në kohën kur ishte emëruar Kryetar i Task Forcës për verifikimin e kthimit dhe regjistrimit të pronave në bregdetin e Jugut.

Artikulli paraprak“RRITJA EKONOMIKE NUK SJELL PUNËSIM NË MASËN E DUHUR”
Artikulli tjetërTHAÇI TAKOHET ME VUÇIÇ NË BRUKSEL