Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama i cili quajti zgjedhjet brenda partisë një farsë. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi shkruan se shqiptarët e dinë se Rama kandidatët e tij ia zgjedh krimi duke theksuar se “për të mbajtur Dakon me shokë në kryesinë e PS, anuloi zgjedhjet për organet drejtuese në partinë e tij”.

Për ta kujtuar, Bardhi publikon një nga përgjimet e nxjerra nga Bild.

“Edi Rama i frikësuari i madh nga zgjedhjet brenda partisë së tij qenka marrë sot me procesin demokratik të përzgjedhjes së kandidatëve në PD.
Ekzaktësisht i njëjti kryetar partie, që për të mbajtur Dakon me shokë në kryesinë e PS, anuloi zgjedhjet për organet drejtuese në partinë e tij. I njëjti që tallet me procesin e përzgjedhjes së deputetëve në partinë e tij duke i trajtuar ata si porte e aeropote në 3D. Nuk ka shqiptar që nuk e di, që Edi Rama përzgjedhjen e kandidatëve në Partinë e tij e bën në bashkëpunim me krimin e organizuar. Kush e ka harruar, me poshtë gjen një provë të qartë që e ka dëgjuar e gjithë bota! 👇”, deklaron Bardhi.

Artikulli paraprakRAMA KAPET SËRISH ME METËN: KRIM ZGJEDHOR ËSHTË DHE PËRFSHIRJA E PRESIDENTIT SI PALË NË ZGJEDHJE ME THIKË NË GOJË. FUTJA NË LOKALET KU VËNË BASTE SUBJEKTET E OFL…
Artikulli tjetërVRAU SHQIPTARIN DHE MË PAS E MUROSI/ ARRESTOHET ITALIANI, PJESË E “COSA NOSTRAS”