Ndërsa Byroja e Kuvendit vendosi përjashtimin 10 ditë nga Kuvendi të deputetit të PD Endri Hasa që qëlloi kryeministrin Edi Rama me vezë, një tjetër kërkesë ka ardhur nga PD.

PD kërkon përjashtimin nga seanca plenare të Kryeministrit Edi Rama. Kërkesa është firmosur nga disa deputetë, të cilët pohojnë se “gjatë seancës Rama përdori fjalor fyes dhe denigrues ndaj grupit parlamentar të PD dhe deputetëve të veçantë të PD”.

Pavarësisht kërkesës së PD, Byroja e Kuvendit nuk diskutoi kërkesën për përjashtimin e Edi Ramës duke vendosur që ajo të shqyrtohet në një mbledhje tjetër.

“Kërkesa e PD do të shqyrtohet në një mbledhje tjetër”- tha kreu i Kuvendit, Gramoz Ruci.

Deputeti i PD Endri Hasa qëlloi kryeministrin Edi Rama me vezë pasi ai mori fjalën në seancë por tha se nuk do e përdorte kohën e tij dhe do ia linte kreut të PD, Lulzim Basha sepse vetë do vazhdonte dialogun me studentët.

PUBLICITET