Eshte mbyllur me sukses faza e pare e ristrukturimit te deges se Partise Demokratike ne Lezhe.

Me parimin 1 anetare 1 vote ne te gjitha grupseksionet janë zgjedhur drejtuesit e rinj nepermjet nje proçesi transparent.Kreu i kesaj partie ne Lezhe Paulin Marku u shpreh per mediat se per te qene sa me afer anëtarsise, Lezha eshte ndarë ne 17 grupseksione nga 10 qe kane qene deri me tani.

Ne ditet ne vijim do te nise zgjedhje e kryetareve te seksioneve si dhe sekretareve, kjo sipas zbatimit te urdherit te kryetarit te Partisë Demokratike Lulzim Basha. Sipas Markut proçesi do te mbyllet me zgjedhjen e kreut te degës se PD-se.

 

Artikulli paraprakLLOGARIDHËNIA, MINISTRI BUSHATI NË PUKË
Artikulli tjetër“COPE COPE” SHFAQET NË TEATRIN “MIGJENI”