Si ne te gjjithe vendin edhe dega e Partise Demokratike ne Malesi te Madhe i eshte nenshtruar riorganizimit te saj ku deri me tani kane perfunduar zgjedhjet per kryetar ne 6 grupseksionet e kesaj Bashkie .

Ndarja është bërë sipas udhëzimit të kryetarit të PD Lulzim Basha muaj më parë për zgjedhjet në familjen demokrate.

Tashmë janë zyrtarizuar edhe emrat e rinj të kryetarëve të grupseksioneve.Në Kelmend fitues është Gjeto Dukaj.

Në Kastrat fitues është Aleksadër Malaj, në Koplik Sami Zeka , në Rrethina- Koplik Ferit Dushaj, në Shkrel Rrok Gega, në Gruemire Hajrullah Gjekaj.

Grupseksioni Kelmend /Gjeto DUKAJ
Grupseksioni Kastrat /Aleksander MALAJ
Grupseksioni Koplik /Sami ZEKA
Grupseksioni Rrethina – Koplik /Ferit DUSHAJ
Grupseksioni Shkrel /Rrok GEGA
Grupseksioni Gruemire /Hajrullah GJEKAJ

Vlen te theksohet se ne keto zgjedhje pjesmarrja e anetareve te partise PD ne procesin e votimit ne kete dege ka qene ne nivele te kenaqshme, procesi ka qene demokratik dhe ka perfunduar pa problem.

Pas garës në grupseksione pritet që deri në janar të zhvillohet procesi i zgjedhjeve për kreun e PD Malësi e Madhe