ÇOBAJ: MBËSHTETSIM BSPSH PËR TAKSAT E RRITURA E ÇMIMIN E ENERGJISË.Partia Demokratike e degës Shkodër ka zhvilluar një mbledhje me kryesinë për organizimin e kësaj force politike për protestën e 22 nëntorit që do të zhvillohet në Tiranë.

Kryetari i PD në Shkodër Ramiz Çobaj thotë se do protestohet kundër rritjes së taksave nga qeveria.Kryetari i PD në Shkodër thotë se protesta do të jetë edhe për rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe aksionin policor që po ndërmerret për energjinë elektrike, aksion i cili sipas kryetarit Çobaj nuk prek biznesmenët socialist.Nga Shkodra mendohet që të ketë një numër të konsiderueshëm të cilët do të organizohen për të marrë pjesë në protestën që organizohet nga Bashkimi i Sindikatave e mbështetur edhe nga Partia Demokratike.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/_GzpdaDQJwA?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]