Partia Demokratike ka akuzuar Ministrinë e Arsimit se po rrezikon jetën e mësuesve duke i grumbulluar ato në pritje të marrjes së vlerësimit të provimit të kualifikimit të tyre. Eksperti i Arsimit në PD, Ndricim Mehmeti shkruan se pikët e vlerësimit të mësuesve mund të jepeshin dhe online, por sipas tij Ministria e Arsimit ka zgjedhur të rrezikojë jetën e tyre në kohë pandemie.

Sipas Mehmetit, Rama dhe Ministria e Arsimit përveçse rrezikuan jetën me zhvillimin e zgjedhjeve në universitete në një kohë ku nuk lejohet për shkak të masave anti-covid, ata kanë vendosur edhe zhvillimin e provimit të kualifikimit për mësuesit ta zhvillojnë në këtë periudhë.

“Shpikja e re e qeverise Rama dhe MASR, ne kohe pandemie. Ne kulmin e pandemisë qeveria Rama dhe MASR kishin nje plan te miremenduar; zgjedhje ne universitete me pjesëmarrje masive dhe provimi i kualifikimit me pjesëmarrjen e mijëra mësuesve. Por nuk u ndalen me kaq.

Për te marre piket e provimit, mësuesit duhet te grumbulloheshin masivisht ne dyert e Zyrave Vendore Arsimore per te marre piket e provimit ne kundërshtim me Aktin Normativ e nxjerre nga vete qeveria.

MASR mburret se do te beje mësim online per 650 mije e me shume nxenes e studente dhe nuk nxjerr dot online piket e provimit per mësuesit. Kjo eshte shpikja me e re për te ruajtur shëndetin e mësuesve tanë”, shkruan Mehmeti.