Degët e Partisë Demokratike janë gati për analizën e shtatorit. Burime pranë PD bëjnë të ditur se të gjitha degët kanë përfunduar raportet përkatëse për rezultatin që prodhuan zgjedhjet si dhe relacionin për seksionet dhe grup/seksionet në çdo degë. Kjo e fundit është në funksion të ‘vlerësimit’ që do të shkojë për krerët e seksioneve dhe grup/seksioneve në secilën prej degëve.

Gjatë muajit korrik dhe gusht, degët lokale dorëzuan shifrat e krahasuara me zgjedhjet e mëparshme, ato vendore të 8 majit 2011 dhe zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013. Në prag të shtatorit dhe në pritje të nisjes së sfidave të reja politike të opozitës, degët janë gati për analizën. Do të jetë vetë kryetari i PD, Lulzim Basha që do të nisë takimet në bazën demokratike, duke vizituar 53 degët e PD. Kjo do t’i shërbejë përqasjes ndaj problemeve të evidentuara kryesisht në zgjedhjet e fundit, përplasjeve të brendshme në PD dhe mosmarrëveshjeve mes kryetarëve të degëve dhe deputetëve, çedime të cilat çuan edhe në humbjen e thellë të zgjedhjeve nga PD dhe opozita. 

Artikulli paraprakAKSIONET ANTIKANABIS, SHQIPËRIA KONFISKOI “7 MILIARD EURO”
Artikulli tjetërEDI RAMA MERR PËRSIPËR SHKODRËN PËR 2017-tën ?!