Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bashkë me anëtarët e grupit parlamentar të PD, kanë zhvilluar festime të ndarë. PD ka zhvilluar homazhe tek “Dëshmorët e Kombit”, dhe kryetari Lulzim Basha theksuar se lufta për liri dhe demokraci vazhdon ende.

Nderojmë të gjithë firmëtarët e Pavarësisë. Përkulemi para qindra e mijëra të rinjve që dhanë jetën në luftën për çlirimin e Shqipërisë.

Përkulemi para luftës nacional-çlirimtare të Adem Jasharit. Kjo ditë është e pandarë nga lufta për liri demokraci. Jam në krah të gjithë qytetarëve që janë ngritur për të mbrojtur të drejtat e tyre. Beteja është e përditshme dhe papushim.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE