ARMANDO PALI: PROCESI ME SHIT-BLERJE VOTASH, PROCESI I NUMËRIMIT U MANIPULUA. Për partinë demokratike rezultati i votimit për këshillin bashkiak është i shkëlqyer. Nënkryetarja e PD në Shkodër Greta Bardeli nuk fsheh entuziazmin teksa sipas saj demokratët kanë përmbushur objektivat duke çuar 21 anëtarë në këshillin e ri bashkiak.

Nga ana tjetër, Armando Pali që kandidoi për partinë Bashkimi për të drejtat e njeriut, parti e cila nuk arriti të përfaqësohet në këshillin bashkiak thotë se ndikoi shit-blerja e votës dhe e cilësoi të manipuluar procesin e numërimit të votave. Për këshillin e ri bashkiak të Shkodrës deri në fletën e fundit të votimit që u numërua pati një interes të madh nga të gjitha forcat politike.

Artikulli paraprakPD FALENDERON BANORËT PËR MBËSHTETJEN
Artikulli tjetërAGRON ÇELA: LSI PARTI E FRIKSHME