Partia Demokratike e Shkodrës ka zhvilluar një mbledhje të zgjeruar të kryesisë. Në këtë mbledhje ka patur edhe disa debate të zhvilluara. Aty morën pjesë një numër i vogël anëtarësh teksa minimalisht duhej të ishin 90 vetë.

Debati është përqendruar tek mungesa e një proteste më të madhe se sa ajo që bëri FRPD kur në Shkodër erdhi kryeministri Rama. “Kemi ndal Fatos Nanon e jo më këtë” tha Hivzi Bushati teksa po i kërkonte llogari kreut të PD Shkodër Ramiz Çobaj përse nuk është zhvilluar një protestë më e madhe.

Nga ana e tij Çobaj tha se është nisur në 8:45 nga Tirana ndërsa ka njoftuar disa prej anëtarëve dhe një pjesë nuk janë përgjigjur pozitvisht për të qenë në protestë. Deputeti Bardh Spahia e quajti të patolerueshme se si anëtarët nuk i përgjigjen kryetarit.

Po ashtu një kërkesë nga të gjithë ka qenë bashkimi në radhët e strukturave të PD tek të gjithë faktorët, të sotshmit dhe të atëhershmit duke parë problemet dhe ndasitë që kanë demokratët.

Pro bashkimit ishin të gjithë bashkë me deputetët. Xhemal Bushati u shpreh se PD është e bashkuar dhe Shkodra ka një popull demokrat dhe se problem për të është pikërisht emigrimi i demokratëve nga vendi.

Në fillim të mbledhjes është diskutuar edhe për situatën politike teksa deputetët lëshuan akuza për qeverinë. “Në shtator do kemi zhvillime të tjera dhe duhet të jemi gati” tha kryetari Çobaj.

Deputetët Gurakuqi dhe Spahia treguan për asetet kriminale të qeverisë dhe paratë që sipas tyre vijnë nga bota e krimit po investohen.

Deputeti Lorenc Luka u shpreh se e vetmja mënyrë është për të rrëzuar këtë qeveri ndërsa kryeministrin Rama e quajti një budalla që duhet të largohet sepse sipas tij jemi si në vitin ’92 ku varen fatet e demokracisë.

Në fund u hap edhe çështja e shezloneve teksa nënkryetarja e PD Greta Bardeli u shpreh se ka mësuar vetëm në rrugë informale se policia ka shkuar tek kryetari i PD Velipojë Nikollë Marku.

Në një përgjigje të shkurtër kreu i PD Ramiz Çobaj tha se kërkesa e kryebashkiakes Voltana Ademi është bashkuar me interesin e zëvendëskryeministres Senida Mesi për heqjen e shezloneve në Velipojë.

 

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE