DEMOKRATËT LIROJNË HAPËSIRAT PUBLIKE TË ZËNA QË ME 20 MAJ. Revolta e fortë e qytetarëve sjell reagimin e Partisë Demokratike të Shkodrës për flamujt e vendosur në hapësirat publike të qytetit. PD-ja mbajti fjalën dhe ende pa u bërë 24 orë nga deklrata e një dite më parë ku paralajmërohej heqja e flamujve, kampi demokrat nisi aksionin për zbrazjen e qytetit. Heqja e flamujve nisi nga sheshi “Nënë Tereza” dhe do të vijojë kudo ku hapësirat publike janë të zëna me flamujt e PD.

Nënkryetarja e PD Greta Bardeli fton edhe Partinë Socialiste që t’i bashkohet kësaj nisme për heqjen e flamujve të PS në qytetin e Shkodrës. Me 20 maj Shkodra u zgjua e shëmtuar si asnjëherë më parë. Kudo ishin vendosur pafund flamuj të partive politike duke mos respektuar afatet ligjore sepse zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 21 qershorit nisi me 22 maj. Po ashtu nuk u respektua as njoftimi i Bashkisë Shkodër për vendosjen e flamujve në vende të caktuara. Herë pas here të dy kampet bënin thirrje për heqjen e flamujve por pa vepruar derisa PD vendosi që të lejë selinë për t’ia rikthyer Shkodrën qytetarëve.

PUBLICITET