Partia Demokratike zyrtarisht ka nisur procesin e propozimit të kandidaturave për deputet dhe kryetar bashkie, proces i cili përfshin edhe Shkodrën. Procesi i propozimeve për PD-në e Shkodrës nisi me grupseksionet e Dajçit dhe Postribës.

Në Postribë mori pjesë i deleguari Gazment Bardhi, njëkohësh edhe sekretar i përgjithshëm i PD cili thotë se të gjithë eksponentët por edhe ish-eksponentë të lartë të PD e kanë detyrim që të kontribuojnë në këtë moment të rëndësishëm.

Numri dy i PD thotë se ka ende vend për Jozefina Topallin pavarësisht qëndrimeve të saj të ashpra ndaj lidershipit të demokratëve.

Kuvendi duhet të lërë lojërat politike dhe të miratojë reformën zgjedhore për të cilën PD ka dhënë kontributin e saj thotë sekretari Bardhi duke qenë se është një prej 15 kushteve të vendosura nga BE.

Edhe vetë socialistët janë të mërzitur ndaj fitorja e PD është e sigurtë shprehet sekretari Bardhi.

Pas Postribës dhe Dajçit procesi i propozimit të kandidaturave do të vijojë në të gjitha grupseksionet e tjera të bashkisë Shkodër.

Artikulli paraprakKRYEMINISTRI RAMA SOT 56 VJEÇ, NXJERR FOTON ME TË ËMËN: ME GRUAN QË MË DHA JETËN
Artikulli tjetërSHKODËR, BANORËT KËRKOJNË RRUGË PREJ 30 VITESH