Partia demokratike ka nisur disa takime duke dërguar deputetët e saj në të gjitha qytetet e Shqipërisë për të diskutuar problematika nga më të ndryshmet që shqetësojnë ata si dhe natyrisht për t’i parapërgatitur për zgjedhjet parlamentare që do të jenë pas një viti.

Këto takimeve të deputetëve zhvillohen me degët e aktivit në çdo qytet. Në këtë mënyrë edhe deputetët demokrat të qarkut Shkodër ditët e fundit kanë nisur të zhvillojnë këto takime në Malësi të Madhe, Vau Dejës, Pukë, Fushë Arrës dhe natyrisht në Shkodër.

Në një prej takimeve në Pukë deputeti Romeo Gurakuqi përmes një statusi ka akuzuar mazhorancën për eleminim të pluralizmit.

“Puka dhe Fushë-Arrezi jane dy njesi te qeverisjes vendore, ne te cilat, qeveria socialiste ka eksperimentuar me sukses, ne heshtje, jashtë vëmendjes se opinionit publik, te medias, te ambasadave perëndimore te akredituara ne Tirane,

pertej interesimit te institucioneve te pavarura, vendosjen e diktatures socialiste dhe eliminimin e pluralizmit.

Kemi te bejme me nje kombinim te sundimit te familjeve qe per 50 vite sherbyen si pjese te strukturave te Partise se Punës,

me njerez te forces dhe elemente te rekrutuar nga politikat diferencuese te presionit monist te socialisteve lokale, me perkrahjen e drejtperdrejte te diktatorit te Tiranes. Sistemi i patronazhit politik”.

Deputeti Gurakuqi vijon edhe më tej me pretendimet e tij pas takimit të zhvilluar me aktivin e PD në Pukë.

“Qindra qytetare te hequr nga puna ne te gjitha institucionet shteterore per arsye politike. Qindra te hequr nga skema e ndihmes ekonomike. Rastet do denoncohen nje nga nje, ne MAS dhe ne institucionet e shendetesise, sherbimit social, sherbimit pyjor.

Miliona euro te hedhura per “Rilindjen Urbane”, te adresuara per qellime te bizneseve private te pushtetit dhe ende te paperfunduara. Qendra e Pukes nje kantier i abandonuar ndertimi. Tenderime te panevojshme nga dy here.

Lali Eri ne Tirane nuk eshte i vetmi qe investon 19. 5 milion Euro mbi nje shesh qe funksiononte. Na rezulton, se “Rilindja Urbane”, ne disa raste se paku, eshte perdorur si fasade propagandistike dhe njekohesisht si ndihme ndaj interesave private te klientelave.

Por mbi te gjitha, me e renda, eshte klima e terrorit socialist mbi popullsine civile te paangazhuar politikisht, ose opoziten demokrate.

A mund te jete drejtues i qeverisjes vendore te nje vendi kandidat per BE, dikush qe haptas u drejtohet qyetareve te vet demokrate: shkoni te PD per te gjetur pune?!!!! STOP DHUNES POLITIKE SOCIALISTE ne MALESINE E PUKES”.

Tashmë këto takime me aktivin e PD në degë të ndryshme do të vijojnë pandërprerje për të komunikuar në mënyrë që të adresohet çdo problem i mundshëm.

 

Artikulli paraprakSHEZLONET VELIPOJË, PROCEDOHEN 6 SHTETAS
Artikulli tjetërSHKODRANËT: JEMI MIQ ME KROATËT