Menjëherë pas procesit të votimit për kryetarët e grupseksioneve, partia demokratike e Shkodrës zhvilloi një mbledhje kryesie me krerët e rinj të 36 grupseksioneve.

I pranishëm në mbledhje ishte edhe i deleguari në Shkodër, deputeti i PD Flamur Noka i cili tha se demokratët shkodran janë gati ashtu si të gjithë Shqipërinë për të rrëzuar nga pushteti këtë klikë banditësh, duke iu referuar qeverisë.

Në dy grupseksione ku garojnë në njërin Ervin Gjini dhe Nesti Kiri dhe në grupseksionin tjetër ku garojnë Dritan Meta dhe Arban Lutfija procesi i zgjedhjeve do të zhvillohet edhe

njëherë sepse në të parin pati disa probleme dhe në të dytin kishte një balotazh votash.

Pas zgjedhjeve në grupseksione pritet të zhvillohen zgjedhjet në seksione dhe më pas do jenë për kreun e PD të degës Shkodër duke u bërë gati kështu për zgjedhjet vendore të 2019-ës.