Në një dalje të jashtëzakonshme për mediat, Partia Demokratike thotë se vëllai i Fatmir Xhafajt, vijon ende aktivitetin e tij kriminal për trafik droge.

Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji kanë publikuar një përgjim audio, mes vëllait të ministrit dhe një tjetër personi të quajtur “Bashkëpunëtori X”.

Partia Demokratike ka publikuar fakte të reja për vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Sipas Alibeaj janë 3 fakte të rëndësishme se si Xhafaj ka shkelur ligjin për të penguar çdo veprim për ekstradimin e vëllait të tij, Agron Xhafaj.

Ne pergjimin e parë kemi të bëjmë vetëm me zërin e bashkëpunëtorit X ndërsa bashkëbiseduesit të dytë (qe PD pretendon se eshte Agron Xhafaj) nuk i dëgjohet zëri. Përgjimi i bisedës telefonike është bërë në makinë. Në video shkruhet se bashkëpunëtori le takim me Agron Xhafën në Vlorë

Në rastin e dytë kemi të bëjmë me një përgjim në një lokal që PD thotë se është i Agron Xhafës. Biseda pretendohet se zhvillohet mes Agron Xhafës dhe bashkëpunëtorit. Biseda dëgjohet e të dyve.

Gjatë bisedës mes tyre bashkëpunëtori X i thotë: Agronit se erdha për atë bisedën që të mora në telefon. Erdha për të bërë atë rrugën

“Po na sulmojnë shumë. Po me sulmojne vellane. Ata në Itali janë zbërthyer komplet . Të jetë hera e parë dhe e fundit” i thotë Agroni teksa e adreson tek një person me emrin Ermal.

Artikulli paraprakQEVERIA INVESTIME NË SHKOLLA E TERRENE SPORTIVE
Artikulli tjetërDRAMA E VLLAZNISË, LËMSH NË KATEGORINË E PARË