Partia Demokratike akuzon vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj se vazhdon të jetë në krye të një grupi trafikimi ndërkombëtar droge me qendër në Vlorë, edhe gjatë kohës që vëllai i tij është në krye të Ministrisë.

“I vëllai nuk bën një jetë normale, ai është një nga bosët më të fuqishëm të trafikut të drogës në Shqipëri që drejton dhe koordinon një grup kriminal me qendër në Vlorë.

PD publikon sot një material audio që vërteton se Agron Xhafaj e kryen aktivitetin kriminal të trafikimit edhe gjatë kohës që vëllai është ministër i Brendshëm“, tha Salianji.

Trafikanti – Erdha për të bërë atë rrugën

Agron Xhafaj – trafikantit: Të jetë hera e fundit, se po na sulmojnë

Agron Xhafaj- trafikantit: Mos më bjer më në qafë se po më sulmojnë vëllain

Agron Xhafaj-trafikantit: Më kanë nxjerrë emrin. Ata plehrat po na sulmojnë shumë.

Agron Xhafaj-trafikantit: Ata në Itali janë zbërthyer komplet

Artikulli paraprak‘SAIMIR TAHIRI’, REAGON PRESIDENTI META: DREJTËSIA TË VEPROJË SIPAS LIGJIT
Artikulli tjetërNEGOCIATAT, NESËR NË ORËN 11:00 RAMA TAKON PRESIDENTIN MACRON NË FRANCË