AKUZON PS DHE LSI, I BËN THIRRJE PROKURORISË TË NISË PROCEDIMIN PENAL. Partia Demokratike publikon një provë me pretendimin se si pushteti masakroi standardin për zgjedhje të lira më 21 Qershor. PD përmes një deklrate për shtyp bën me dije se në komunën Pult të bashkisë së re të Shkodrës, kutia e votimit nr 0092 të fshatit Bruçaj është tejmbushur me vota nga komisionerët e Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Me këtë video që po transmetojmë, vijon deklaratën PD dhe që po e vëmë në dispozicion, duket qartë që komisionerët e majtë kanë mbushur duart me fletë votimi dhe votojnë në masë dhe me qetësi të plotë. 2 komisionerët e Partisë Demokratike janë nxjerrë forcërisht jashtë komisionit të votimit”-thuhet në deklaratë. Më tej vijon deklarata se: “në kutinë e votimit u gjetën 388 fletë votimi, kur kishin firmosur vetëm 377 persona, pra 11 fletë më shumë. Në zgjedhjet e vitit 2013, në këtë qendër votimi morën pjesë 125 votues. Rezultati për këtë qendër votimi me fletë të hedhura në kuti flet qartë për shkallën e madhe të manipulimit të zgjedhjeve nga pushteti. Për kandidaten e majtë Keti Bazhdari janë 331 vota ose rreth 88 %, 2 vota për kandidatin e pavarur ndërsa për kandidaten fituese Voltana Ademi vetëm 44 vota”-bën të ditur PD në deklaratën për shtyp. Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorisë të nisë menjëherë procedimin penal ndaj komisionerëve që sipas PD me urdhër mbushën kutinë e votimit për kandidaten e pushtetit. Po ashtu PD i bën thirrje misionit të OSBE/ODIHR të marrë në ngarkim këtë provë të shkatërrimit të standardit të zgjedhjeve të lira në Shqipëri. Partia Demokratike në fund të deklaratës shprehet se nuk do të ndalet në denoncimin e çdo akti kriminal të shkatërrimit të zgjedhjeve të 21 Qershorit dhe dyshen e pushtetit që minuan demokracinë shqiptare duke mbushur kutitë e votimit.

Artikulli paraprakZGJEDHJET LOKALE, ÇFARË NDODHI NË 4 VITE?!
Artikulli tjetërNUMËRIMI VOTAVE, PD DHE PARTITË E VOGLA ANKIMIME NË KQZ