PD ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Rama nga Shkodra për ndjesën publike ndaj dekorimit që i është bërë xhelatëve të komunizimit, por edhe për bunkerin. Në një dalje për mediat nga selia blu, kreu i grupit parlamentar Edi Paloka tha se Rama nuk kërkon falje, por mbron bunkerin e xhelatët.

Deklarata e plotë e Palokës Edi Rama konfirmoi sot degradimin e tij të plotë politik e moral, duke u shfaqur i habitur dhe duke fajësuar popullin që është në revoltë edhe për dekoratat e tij për xhelatët e diktaturës. Edhe më keq, nga Shkodra, Edi Rama zgjodhi të merrte në mbrojtje bunkerin, simbolin e izolimit dhe të paranojës shkatërruese të komunizmit. Edi Rama e kishte në dorë, të hiqte dorë nga dekorimi, ti anullonte medaljet e tij për persekutorët, por zgjodhi sot ti qëndrojë deri në fund këtij akti kriminal e provokues. Në vend se të kërkonte falje, ai zgjodhi tamam Shkodrën për të fyer qytetarët duke i quajtur të marrë pse nuk e duan bunkerin, pse janë kundër simbolit të regjimit më të egër komunist të lindjes. Ky çudan, i përçudnuar hajdut e arrogant, bën të paditurin edhe kur qytetarët revoltohen për deklaratat e tij raciste, përçarëse, e nxitëse të urrjetjes mes shqiptarëve. Partia Demokratike i bën të ditur Edi Ramës se populli është në këmbë për gjithë perversitetet e tij të përziera me korrupsion e krim, prandaj të mos habitet aspak. Populli nuk është thjesht në këmbë. Populli është ngritur për ta larguar atë, për ta shporrur bashkë me bandën e tij të hajdutëve. Edi Rama do të japë llogari deri më një, për fyerjet, provokimet, për aktet që rikthejnë të kaluarën e dhimbshme me të cilën shqiptarët janë ndarë me gjak e sakrificë. Ai do të japë llogari për çdo të keqe që po i shkakton sot popullit, për çdo qindarkë që po i vjedh. Të enjten para Parlamentit qytetarët do të tregojnë se ata janë zot të vendit, dhe ai është dhe ishte thjesht një aksident i shëmtuar i historisë sonë.

Artikulli paraprakI FATUROI ME SHUME ENERGJI, KLIENTI DHUNON FATURUESIN
Artikulli tjetërTONIGHT – GRETA BARDELI