Në të gjithë grupseksionet të partisë demokratike të Shkodrës është zhvilluar procesi i zgjedhjeve. Janë në total 38 grupseksione nga 15 që ishin më parë dhe kjo ndarje e re është bërë sipas udhëzimit të kryetarit të PD Lulzim Basha muaj më parë për zgjedhjet në familjen demokrate.

Kështu nga 38 grupseksione në 36 prej tyre janë mësuar krerët e rinj sepse në një grupseksion zgjedhjet janë shtyrë ndërsa tek një tjetër kandidatët kanë dalë në balotazh. Sipas udhëzimit për zgjedhjet në PD kryetarët e 38 grupseksioneve do jenë kryesia e re e partisë demokratike ndryshe nga përpara kur votohej për kryetarin votohej edhe për anëtarët e kryesisë.

Përveç krerëve të grupseksioneve pjesë e kryesisë janë edhe kryetari i bashkisë, kryetari i këshillit të qarkut, deputetët dhe kryetari i këshillit të bashkisë, çka do të thotë se në toal kryesia e re e PD Shkodër do të përbëhet nga 46 persona. Tashmë janë zyrtarizuar edhe emra e rinj të kryetarëve të grupseksioneve.

Në lagjen një janë 5 grupseksione dhe krerët e rinj atje janë Blendi Gjylbegaj, Gentian Ibro, Malvin Halili, Vildana Gushta dhe Selami Smajli. Edhe në lagjen 2 në Shkodër janë 5 kryetar grupseksionesh dhe pas votimit kanë fituar Ardit Qylybyli, Brahim Bilali, Ergys Ivziku dhe Agim Plepi ndërsa është në balotazh nënkryetari i bashkisë Dritan Meta me kandidatin tjetër Arban Lutfija pasi kanë marrë secili nga 24 vota.

Në lagjen 3 do jenë 3 grupseksione dhe fituesit janë Agron Kastrati, Emiljano Çekni ndërsa është shtyrë votimi aty ku kandidojnë Nesti Kiri dhe Jozef Sermi për shkak parregullsish në listat e votuesve. Në lagjen 4 janë katër grupseksione dhe fitues aty janë Altin Salihi, Benjamin Nako, Naim Deniku dhe Arben Lushaj.

Në lagjen 5 janë tri grupseksione ndërsa kanë fituar Gloria Shllaku, Gjenerin Kapacari dhe Mark Rupa. Më pas vijnë krerët në grupseksionet e njësive administrative. Në Anën e Malit fitues është Arben Ceni, njëkohësh administrator atje. Në Bërdicë fitues janë Isuf Meta dhe Flavio Malocaj i cili fitoi përballë administratorit të Bërdicës Aleksandër Pashuku.

Në Dajç fitues është administrator Gjovalin Darragjati dhe Gjergj Lukaj. Në Gurin e Zi fitues janë administrator Pjerin Marku dhe Jozef Ndoci. Në Postribë kanë fituar administrator Altin Shabaj dhe Vullnet Bushaj. Në Rrethina fitues janë Safet Anxa, Tonin Dedaj, Emiljano Pjetri dhe Erjon Selgjekaj, ky i fundit fitoi ndaj administratorit aktual Vlash Pjetri.

Në Velipojë fitues është ish-kryekomunari Nikollë Marku  dhe fituesi tjetër Elvis Lari. Në njësitë e Dukagjinit fitues janë në Shalë Martin Marku, në Shosh Mark Kulla dhe në Pult Lekë Gjoni.

Pas garës në grupseksione pritet që deri në janar të zhvillohet procesi i zgjedhjeve për kreun e PD Shkodër ku deri më tani janë rreth 15 emra të propozuar si më të mundshmit.

Grupsek. 1/1 Blendi Gjylbegaj
Grupsek. 1/2 Gentian Ibroja
Grupsek. 1/3 Malvin Halili
Grupsek. 1/4 Vildana Gushta
Grupsek. 1/5 Selami Smajli
Grupsek. 2/1 Ardit Qylybyli
Grupsek. 2/2 Dritan Meta – Arban Lutfija Balotazh (24-24 vota)
Grupsek. 2/3 Brahim Bilali
Grupsek. 2/4 Ergys Ivziku
Grupsek. 2/5 Agim Plepi
Grupsek. 3/1 Agron Kastrati
Grupsek. 3/3 Emiljano Çekini
Grupsek. 4/1 Altin Salihi
Grupsek. 4/2 Benjamin Nako
Grupsek. 4/3 Naim Deniku
Grupsek. 4/4 Arben Lushaj
Grupsek. 5/1 Gloria Shllaku
Grupsek. 5/2 Gjenarin Kapcari
Grupsek. 5/3 Mark Rupa
Grupsek. Ana e Malit 1 Arben Ceni
Grupsek. Berdice/1 Isuf Meta
Grupsek. Berdice/2 Flavio Malota
Grupsek. Dajç/1 Gjovalin Darragjati
Grupsek. Dajç/2 Gjergj Lukaj
Grupsek. Guri i Zi/1 Pjerin Marku
Grupsek. Guri i Zi/2 Jozef Ndoci
Grupsek. Postribe/1 Altin Shabaj
Grupsek. Postribe/2 Vullnet Bushaj
Grupsek. Pult/1 Lekë Gjoni
Grupsek. Rrethina/1 Safet Anxa
Grupsek. Rrethina/2 Tonin Dedaj
Grupsek. Rrethina/3 Emiljano Pjetri
Grupsek. Rrethina/4 Erjon Selgjekaj
Grupsek. Shalë/1 Martin Marku
Grupsek. Shosh/1 Mark Kulla
Grupsek. Velipoje 1 Nikoll marku
Grupsek. Velipoje 2 Elvis Lari

Është shtyrë Grupsek. 3/2 Nesti Kiri-Jozef Sermi