Përpara se të fillonte procesi i votimit për kryetar të PD Shkodër të dy kandidatët Ramiz Çobaj dhe Xhevdet Amuli përçuan mesazhet e tyre përpara votuesve dhe Kuvendit të PD për degën Shkodër.

Në fjalën e tij kreu aktual Çobaj u fokusua tek akuzat ndaj qeverisë aktuale duke kërkuar që të ç’tensionojë situatën sa i përket garës.

Kandidati tjetër Xhevdet Amuli tha se erdhi në këtë garë pas një kontributi të gjatë për shumë vite në radhët e PD Shkodër dhe jo vetëm.

Në total kanë qenë 15 emra të propozuar në qendër por në fund kreu i PD Lulzim Basha vendosi të sjellë përballë kryetarin aktual të PD Ramiz Çobaj dhe Xhevdet Amulin, një ekspont i njohur me disa angazhime në gjithë këto vite në partinë demokratike të Shkodrës.

Artikulli paraprakSHKODËR, PD MBAN KUVENDIN E DEGËS DHE ZGJEDHJET
Artikulli tjetërGJERMANIA: JEMI KUNDËR BASHKIMIT TË SHQIPËRISË ME KOSOVËN, JO NDRYSHIM KUFIJSH NË BALLKAN