Rritja e numrit të rasteve në qytetin e Shkodrës e të prekurve me COVID-19 është një shqetësim për Partinë Demokratike të kësaj dege. Kreu i PD Shkodër Xhevdet Amuli thotë se një problem madhor mbetet mungesa e tamponëve për qytetarët që mund të jenë të prekur me COVID-19.

Sipas kryetarit të demokratëve në Shkodër në spitalin rajonal të Shkodrës duhe të ketë një vend për të prekurit me COVID-19 dhe jo të gjithë t’i drejtohen spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë ndërsa përmend edhe rastin e policit Safet Morina i cili humbi jetën.

PD ka të dhëna se me dhjetra biznese edhe në Shkodër mbyllin qepenat duke falimentuar për shkak të ekonomisë së dobët dhe sërish Amuli fajëson qeverinë.

Pjesa më e goditur vijon që të jetë turizmi, qoftë hoteleria por edhe agjencitë turistike apo subjekte të tjera që lidhen me turizmin deklaron Amuli.

Edhe më përpara PD Shkodër ka treguar këto shqetësime dhe probleme që kanë qytetarët dhe që sipas demokratëve vijnë vetëm nga keqmenaxhimi i situatës së pandemisë nga ana e qeverisë.