Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi deklaroi se Valdrin Pjetri është arrestuar dhe dënuar në Itali në vitin 2003 në Firence për trafik droge.

“Rama hesht që kur PD-ja zbuloi se kandidati i tij për kryetar bashkie është trafikant droge i dënuar në Itali 16 vite më parë. Rama hesht edhe pse ka marrë zyrtarisht përgjigje se Pjetri është i dënuar dhe nuk mund të ushtrojë asnjë funksion publik. Me vetëdije, me informacion të plotë për të kaluarën kriminale, Rama e emëroi Pjetrin si drejtues të PS-së në Shkodër. Të vërtetën mbi të kaluarën kriminale të Pjetrit, Rama e mësoi nga të njëjtat burime diplomatike si PD-ja.

Pesë ditë më parë Pjetri u detyrua të mohonte të kaluarën e tij kriminale. Por është mashtrim, ashtu si publikimi i dëshmisë së penalitetit. Por pas kalimit të 10 viteve nga dënimi dëshmia e penalitetit del e pastër. Por e vërteta është se Pjetri ka qenë i dënuar për trafik droge duke qenë se prokuroria po e zvarrit cështjen. PD-ja sjell prova për dënimin në Firence të Pjetrit. Kjo është kartela elektronike e të dhënave kriminale e nxjerrë nga kuestura e Firences. Sipas këtij dokumenti zyrtar rezulton se Valdrin Pjetri është arrestuar me dolën në 27 janar 2003 në Firence.

Para gjykatës Pjetri ka pranuar krimin duke nënshkruar marrëveshjen për dënimin e menjëhershëm. Ai është dënuar në 12 qershor 2003 me 18 muaj burg dhe një mijë euro drogë për shpërndarje droge të kryer në bashkëpunim. Pjetrit i është revokuar leja e qëndrimit dhe në 4 shkurt 2003 është marrë masa e dëbimit nga Italia. Valdrin Pjetri është subjekt ndalimi për ushtrimin e funksioneve publike” tha Bardhi.