SHTABI I KANDIDATIT ZEF HILA, FTON QYTETARËT QË TË MOS BIEN PRE E MASHTRIMEVE .

 

Dekleratë për Shtyp

 

E Shtabit Elektoral të Kandidatit të PD  për Bashkinë  Vau Dejës,  Zotit  Zef Hila,  

 

Nëpërmjet kësaj deklerate për shtyp, denoncojmë publikisht fenomenin e shëmtuar, të padenjë  dhe kriminal të shitblerjes së  votës, në Bashkinë e Vau Dejës nga  Tom Doshi.

Këto ditë, Tom Doshi ka aktivizuar arsenalin e Tij kriminal të Qarkut të Shkodrës, elemtent me precedent penal, banditë që lëvizin nëpër zonë te armatosur, ditën dhe natën, me makina pa targa dhe me xhama të zinjë, duke ju bërë presion votuesve dhe duke ofruar 10 000 lekë të reja e më shumë në këmbim të  votës.

Tom Doshi ka moton e Tij: “Vota për Tom Doshin”, për të shpëtuar lëkurën e Tij nga drejtësia dhe për t’i bërë presion të pistë politikës” siç ai ka deklaruar se “Do ti tundë themelet kësaj mazhorance”. Tom Doshi, përball humbjes ka vetëm një qëllim, të ngulë një gozhdë të ndryshkur dhe me pasoja për nesër në murin e Tij të kalbur.

Tom Doshi është  figura më e urryer e kësaj  zone, Ai shfaqet një herë në 4 vite në zonë dhe forca e Tij,  janë  parat e pista dhe paratë e krimit. 

Kush  është Tom Doshi, e kanë  thenë  hapur dhe qartë ndërkombëtarët, e ka thënë Ambasada Amerikane, e ka thënë, Ish kryeministri Berisha, e ka thënë edhe Kryeministri i Tij Edi Rama, e ka thënë Kryetari i Kuvendit, e ka thënë ILDKP-ja, për fshehje të 23 milion Dollarë,  por e ka thënë edhe  Prokuroria dhe shumë shpejt do ta thotë edhe Gjykata.

Tom Doshi është një person, pa imunitet, është një person me precedent penal, I akuzuar për disa vepra penale dhe për  kallëzim te rremë. 

Tom Doshi njeh vetëm gjuhën e krimit dhe të mashtrimit ordiner. Tom Doshi është një manipulues dhe një mashtrues ordiner dhe i paskrupullt, ai po mban rreth vetes dhe këto ditë ka aktivizuar të gjithë elementin kriminal, por edhe shumë të mashtruar, nëpërmjet stimulimit të Tyre me para të  pista, me para krimi, me para të padeklaruara.

Ju bëjmë thirrje banorëve dhe votuesve të Bashkisë Vau Dejës! Mos u bëni viktima të këtij personi me rrezikshmëri shoqërore dhe të kësaj dukurie, me pasoja  katastrofike, mos u bëni viktima të këtij gabimi fatal, me pasoja shkatërrimtare, për fatet Tuaja dhe për prespektivat e zhvillimit të kësaj zone.

Ju bëjmë thirrje votuesve të Bashkisë Vau Dejës!  Mos e shisni votën Tuaj, Tom Doshi  po kërkon me çdo çmim, për të blerë votën Tuaj, për të shpëtuar lëkurën e vet, Tom Doshi nuk Ju respekton, ai vetëm Ju gënjen, ai vetëm ju përbuz, ai vetëm ju urren sic dinë ta bëjë vetëm ai. Tom Doshi njihet si simbol i shitblerjes së votës, Ai do mbahet mend gjatë si person pa moral, pa dinjitet dhe pa integritet. 

Tom Doshin, do të mbahet mend edhe si një dështak në politikën shqiptare, por në mënyrë të veçantë, për humbjet rradhazi dhe të turpshme që ka pësuar në këtë zonë, përballë kandidatit tonë zotit Zef Hila nga viti 2007 e deri më sot.

 

Ju bëjmë thirrje të gjithë votuesve të Bashkisë së Re, Vau Dejës, që të mos bien pre e presioneve të Tom Doshit, të këtij matrapazi, të këtij pazarxhiu, me një të kaluar dhe të sotme kriminale,që Bashkinë e kërkon si Çiflik, për vete dhe streh për një grumbull inatçorësh, bukëshkalësh dhe besëprerës, por me  21 qershor të votojmë që ta heqim qafe njëherë e mirë këtë person qe di të bëjë vetëm tutorin e blerjes së votave. Të heqim qafe me votë të lirë dhe të pastër edhe sekserët e Tij, të vjetër dhe të rinjë, që janë bërë pjesë e krimit të Tij elektoral. Te heqim qafe me votë të lirë  një herë e mirë edhe bandën e Tij  kriminale, që kërkon të poshtrojë  njerëzit e ndershëm, të varfërit  dhe ata pa përkrahje.

Në kemi fakte dhe prova të pakontestueshme të shitëblerjes së votës, por edhe të akteve të tjera kriminale dhe presioneve që po bëhen këtë ditë nga Tom Doshi dhe banda e Tij. Ne i kemi bërë prezent këto prova në Drejtorinë e Policisë Qarkut Shkodër dhe në strukturat e Larta Shtetërore.

Nëpërmjet kësaj deklarate publike i bëjmë thirrje të gjitha strukturave të Larta Shtetërore, Policisë së Shtetit, Politikës Shqiptare, të gjitha Institucioneve Ndërkombëtare, Ambasadës Amerikane dhe Mediave Investigative, që të monitorojnë këtë zonë shumë të nxehtë të marrin masa sa nuk është vonë dhe të godasin me forcën e ligjit, të moralit politik dhe njerëzor, këtë fenomen të turpshëm në Bashkinë e Vau Dejës, që po manifestohet haptazi, por që ka vetëm një protagonist, të përhershmin Tom Doshi dhe bandën e Tij kriminale.  

 

Ne garantojmë votuesit tanë se përkundër këtij fenomeni të pamoralshëm, të turpshëm dhe kriminal të Tom Doshit,  Fitorja jonë me 21 Qershor për Kandidatin e PD zotin Zef Hila do të jetë e thellë dhe e garantuar.

 

 

Shtabi Elektoral i Kandidatit të PD,  për Bashkinë Vau Dejës, i Zotit Zef Hila

 

 

Artikulli paraprakBASHKIA SHKODËR FTON SUBJEKTET TË LIROJNË QYTETIN NGA FLAMUJT
Artikulli tjetërMBETJET SPITALORE, ENDE PROBLEM I PAZGJIDHUR