Partia Demokratike në Vau Dejës në një aktivitet ka përkujtuar 29 vjetorin e themelimit të saj në këtë qytet. Të pranishëm kanë qënë themelues, si dhe drejtues te Partisë Demokratike në zonë duke kujtuar mitingun e parë por edhe vështirësitë.

Për anëtarin e Kryesisë së PD Gjokë Uldedaj, zgjedhjet e parakohshme janë në prag ndërsa i pranishëm ishte edhe ish kryetari i bashkisë Vau Dejës Zef Hila.

Gjatë këtij takimi, i pranishëm ka qënë edhe ish deputeti Nard Ndoka, ish kryetar i kësaj bashkie vite më parë ndërsa pjesë e diskutimeve ishte edhe keqqeverisja e vendit nga mazhoranca aktuale.

Artikulli paraprakVLLAZNIA-TIRANA 0-1, JONUZ: KEMI LOJTARË MESATAR
Artikulli tjetërSTAR KIDS – 08.02.2020