Agim Bushati është zgjedhur kryetar i Degës së Partisë Demokratike ne Vau Dejes.

Ne kuvendin zgjedhor, i pari për këtë degë te re të selise blu ne kete zone, ka qene i pranishem edhe sekretari i pergjithshem i partise Demokratike Arben Ristani i cili vleresoi kete proces, nderkohe qe kryetari i grupit te punes Gjoke Uldedaj, u ndal tek rendesia e ketij procesi per tu perballur me pas me zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Fjalen ne kuvendin e pare zgjedhor te PD Vau Dejes, e mori edhe kryetari i Bashkise Zef Hila i cili deklaroi se rruga e Bashkise me Partine Demokratike do te jete ne nje linje. Ner perfundim te procesit te numertimit te votave, Agim Bushati doli fitues me 82 vota, nderkohe qe kandidati tjeter ne gare, Nikolin Kaçi mori 26 vota. Ne fjalen e tij kryetari i sapo zgjedhur i PD Vau Dejes, Agim Bushati u ndal tek procesi duke falenderuar te gjithe votuesit.

Artikulli paraprakMARKU I PËRGJIGJET AKUZAVE TË PS: SOCIALISTËT KANË DREJTOR TË DËNUAR
Artikulli tjetërRRITEN TAKSAT DHE TARIFAT PËR INVALIDËT E PUNËS