Numri i vizitorëve në peizazhin ujor-tokësor të mbrojtur të lumit Buna dhe territoreve ligatinore përreth tij ka njohur rritje graduale gjatë dy muajve të fundit.

Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura tregon se turistët vendas dhe të huaj janë të interesuar për të vizituar këtë hapësirë pyjore në afërsi të plazhit të Velipojës e po ashtu edhe qendrën e vizitorëve, godina në të cilën ofrohet informacion i detajuar për ekosistemin.

Ndërkohë, krahas sensibilizimit ndaj kudesit për mbrojtjen nga zjarret, vëmendje e veçantë po i kushtohet edhe pastrimit të territorit, megjithëse mbetjet që depozitohen në lumin Buna dhe më pas derdhen në det shihen me shqetësim nga specialistët.

Peizazhi ujor-tokësor i mbrojtur i lumit Buna dhe territoret ligatinore përreth tij janë pak të njohura për masën e gjerë të turistëve, ndërsa Administarta e Zonave të Mbrojtura në kuadrin e institucionit menaxhues ka marrë përsipër të rrisë numrin e turistëve.

Artikulli paraprakNJË VIT PAS GRUSHTIT, ERDOGAN: PA MËSHIRË PËR TRADHTARËT
Artikulli tjetërKARROCAT E INVALIDITETIT, ADMINISTRATORË NË DISA NJËSI