U dorëhoqën nga sistemi i drejtësisë duke shmangur vetting-un duke mbetur kështu jashtë sistemit pa statusin e magjistratit për 15 vite, te ish gjyqtarët e lartë kërkojnë të mbeten gjyqtarë. Ne nje objekt padi -ish gjyqtarja Arjana Fullani, Evelina Qirjako dhe Aleksandër Muksaj kërkojnë nga Kolegji Apelimit të mos i lërë jashtë sistemit për 15 vite.

Sipas ligjit të vetting kush shkarkohet apo largohet me vullnet nga detyra me dorëheqje duke përfituar pagesën kalimtare dhe duke mos iu nënshtruar vetting-ut, mbetet jashtë sistemit për 15 vite. Por këto padi tashmë depozituar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit tregojnë se ish-gjyqtarët kanë ndërruar mëndje ose nuk e kanë llogaritur edhe këtë pasojë.

Pas padive me anë të shortit janë caktuar trupat gjykuese të cilat do të shqyrtojnë këto kërkesa dhe më pas zhvillimin e seancave publike nëse do të vendoset të mbahen. Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 40/2019, datë 04.09.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arjana Fullani kundër vendimit nr. 186, datë 23.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Për kërkesën e ish gjyqtares së lartë Fullani është caktuar relatore kryetarja e Kolegjit të Apelimit Natasha Mulaj, dhe kryesuese Alban Shtylla me trup gjykuese ish-kryeprokuroren Ina Rama, anëtarët Rezarta Schuetz, Sokol Çomo. Ankimin e ish-gjyqtares Evelina Qirjako për të pasur të drejtën të rikthehet gjyqtare pas 15 viteve do ta shqyrtojnë si kryesues:

Sokol Çomo, Relator: Luan Daci, anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz.
Ndërsa për ish-gjyqtarin Aleksandër Muskaj me short janë përzgjedhur, Kryesuese Natasha Mulaj, Relator Sokol Como, anëtarë Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schueltz.

Këto padinë janë të parat ku ish gjyqtarët si në rastin e Fullanit, Qirjakos e Muskajt kërkojnë të ruajnë statusin e magjistratit për t’u rikthyer në sistem.

Artikulli paraprakSKELETI I BURRIT TË ZHDUKUR NË VITIN 1997 GJENDEN ME GOOGLE EARTH
Artikulli tjetërSHQIPTARI KAPET TEKSA TRAFIKON KOKAINË, TENTON TA FSHEHË NE TUALET