Prej më shumë se dy muajsh në njësinë Administrative Postribë ka probleme me energjinë elektrike e cila stakohet cdo ditë me nga dy orë pothuajse në të gjitha fshtrat.

Një fakt të tillë e ka denoncuar kreu i kësaj njësie Altin Shabaj në facebook i cili shkruan se në njësinë administrative vazhdon mungesa e energjisë elektrike.

Ndërkohë edhe vetë banorët thonë se ka mungesë të energjisë me nga dy orë në ditë dhe nga ana tjetër tregojnë se përdorin rritësa energjie pasi tensioni që vjen në shtëpitë e tyre është i dobët

Ndërkohë të kontaktuar përfaqësues të OSHEE bënë me dije se ditën e djeshme është kryer një remont dhe për këtë ka patur kufizime të energjisë. Ndërkohë sa i takon rrjetit të amortizuar në zonën e Postribës

nga burimet mësohet se aty do të ndërhyhet brenda një kohe të shkurtër për të r të siguruar një linjë të re e cila do të përmirësojë situatën e furnizimit me energji në këtë rrugë