Pas apelit për ndihmë nga autoritetet shqiptare, për gjetjen e peshkarexhës dhe 2 peshkatarëve të zhdukur prej 21 qershorit, Forcat detare të NATO-s dhe ato të porteve të shteteve fqinje me vendin tonë janë angazhuar për të identifikuar anijen.

Burime në autoriteti portual i Durrësit pohojnë se u është kërkuar ndihmë aleatëve, por edhe misionit të BE që kontrollon ujërat detare për të parandaluar rrugën e trafikut njerëzor Libi-Itali, por deri tani ende nuk është mundur të sinjalizohet vendndodhja e “Celepia 2”. Anija kishte dalë për peshkim më 18 qershor, por më 21 qershori peshkatari egjiptian Adel Mohamed Sallam njoftoi se kishte marrë peng anijen, si edhe dy shqiptarët Dhimitër Malja dhe Luan Mema. Sipas autoritetit portual të Durrësit, anija duhet të jetë diku e fshehur në detin Egje, pasi po të ishte në portin egjiptian të Aleksandrisë, do ishte kapur me kohë. Paralelisht me forcën detare të NATO-s janë angazhuar në operacionin e kërkim shpëtimit edhe autoritetet egjiptiane, por ende nuk dihet asgjë për fatin e peshkarexhën “Çelepia 2”. Prej pasdites së djeshme, 30 vjeçari egjiptian që ka marrë përsipër pengmarrjen, ka ndërprerë kontaktet edhe me pronarin e anijes, duke shtuar enigmën për destinacionin e mjetit lundrues, por në një prej komunikimeve, ai ishte shprehur se e kishte shitur mjetin dhe se nuk donte më asnjë para prej pronarëve, ndërsa nuk ka pranuar të thotë asgjë për fatin e dy peshkatarëve shqiptarë. Familjarët e dy peshkatarëve apelojnë shtetin të angazhohet më shumë për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje, që aktualisht po hetohet nga prokuroria e krimeve të rënda.

Artikulli paraprak“BREXIT”, LONDRA KERKON QENDRIMIN NE BE
Artikulli tjetërAKSIDENT I RENDE NE MELGUSHE, NE AKSIN SHKODER – LEZHE