Pension i posaçëm për Edith Mihalin, Zef Dedën, Ilir Pernaskën,ja  12 figurat e njohura që përfitojnë pension të posaçëm

 

Në mbledhjen e radhës qeveria shqiptare ka vendosur akordimin e pensionit të posaçëm për 12 figura të shquara të artit, sportit dhe fushave të tjera. Pension të posaçëm shtetëror përfitojnë sopranoja Edith Mihali, aktori i humorit Zef Deda, mjeku dhe ish-ministri Alfred Serreqi, sportistët Ilir Pernaska, Paulin Ndoja, Ramadan Rragami, Sabah Bizi, skenaristi Kujtim Gjonaj, Doktori i Shkencave Filologjike Çapajev Gjokutaj, por edhe Enver Shengjergji, Lulzim Balla dhe Lionel Konomi. Vendimi nga qeveria është një shenjë mirënjohje për atë që kanë dhënë për Shqipërinë, ndërsa pensioni i posaçëm shtetëror është jo më shumë se dyfishi i atij maksimal.

Artikulli paraprakI NGACMONTE GRUAN, 57 VITE BURG PËR VRASËSIT E KAMERIERIT
Artikulli tjetërFRANCE24:SHQIPËRIA DO TË KTHEHET NË VENDIN E GRUMBULLIMIT TË PLEHRAVE TË EUROPËS