Pas përcaktimit të masës së pensionit, jo pak të moshuar kanë pakënaqësi në lidhje me pagesën që iu takon në bazë të viteve të punës.

Por pensionistët që nuk i kanë plotësuar vitet e përcaktuara të punës me kontribute për të marrë pension apo masë më të lartë të tij mund të aplikojnë për sigurimin vullnetar.

Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore, në skemën e sigurimit vullnetar përfshihen të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe akoma nuk iu ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sigurimit të detyruar;

ata që për një kohë dhe shkaqe të caktuara nuk mund të sigurohen nga skema e sigurimit të detyrueshëm; si dhe personat që janë të siguruar në skemën e sigurimit të detyrueshëm dhe kërkojnë që nëpërmjet sigurimit vullnetar të rrisin të ardhurat e tyre.

Artikulli paraprakSULM ME THIKË NË PARIS, NJË I VDEKUR
Artikulli tjetërGJENDEN 8 TË VRARË BRENDA NJË DITE NË QYTETIN TURISTIK