Agjencia e kërkimit në Pentagon, DARPA, njoftoi një investim prej dy miliardë dollarësh në inteligjencën artificiale për të zhvilluar makineri të afta që të mësojnë vetë si t’i përshtaten situatave në ndryshim të vazhdueshëm.

“Këto fonde do t’i mundësojnë Agjencisë për Projektet e Kërkimit të Përparuar në Mbrojtje që të financojë rreth 20 projekte që kanë filluar dhe të fillojë shumë të tjerë në 12 muajt e ardhshëm”, theksoi drejtori i DARPA-së, Steven Walker, gjatë një konference për shtyp në Uashington.

“Këto investime kanë për synim të transformojnë kompjuterat, duke i shnëdrruar në mjete të specializuara ose partnerë në zgjidhjen e problemeve”, shtoi Ëalker, i cituar në një komunikatë.

Robotët aktualë, të gjithë shumë të zhvilluar dhe autonomë, nuk mund të përditësohen lehtësishtë me teknologjitë e reja që shfaqen.

Studiuesit duan që ata të mësojnë të përditësohenë vetë. Pasi zhvilloi disa stërvitje, sistemi arriti të identifikojë të gjithë personazhet dhe parashikon në mënyrë korrekte sjelljet e secilit prej tyre.

Artikulli paraprakSTERILIZIM DHE KONSULTA FALAS PËR QEN DHE MACE
Artikulli tjetërSIGURIA USHQIMORE, INSPEKTIM BIZNESEVE AFËR SHKOLLAVE