Sot, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar u bë promovimi i librit “Për flamujt e Muzeut Kombëtar” i Prof. As. Dr. Frederik Stamatit, me parathënie nga Dr. Dorian Koçi, Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar.

Gjatë promovimi të librit në prani të një auditori të zgjedhur folën Akademik Moikom Zeqo, Prof. Dr. Kaliopi Naska etj.

“Për flamujt e Muzeut Kombëtar” është libri më i ri i Prof. As. Dr. Frederik Stamatit, i cili pas një pune disavjeçare arriti ta botojë këtë libër kaq të domosdoshëm për muzeologjinë shqiptare. Flamuri i Shoqërisë patriotike “Dëshirë” aktualisht është i ekspozuar në pavijonin e Rilindjes Kombëtare të Muzeut Historik Kombëtar.

Shoqëria patriotike “Dëshirë” u themelua nga emigrantët shqiptarë më 1 janar 1893, në Sofje të Bullgarisë. Këtë e thonë vargjet e këngës të shkruar nga Spiro Garo “Që më një të kollozhegut, u formua shoqëria”. Qëllimi i saj ishte përhapja e diturisë dhe gjuhës amtare në Shqipëri.

Artikulli paraprakMASHTRONIN TË MITURAT PËR TRAFIKIM, POLICIA JEP DETAJE TË OPERACIONIT
Artikulli tjetërKUVENDI VENDOS TË HËNËN PËR NGRITJEN E KOMISIONIT HETIMOR PËR SHKARKIMIN E METËS