Rreth 40 studentë edhe jo vetëm nga Universiteti i Arteve do të kenë mundësinë, që falë një projekti të përbashkët, Shqipëri-Itali edhe Mali i Zi, të ngjisin në skenë një vepër të përbashkët në të tre vendet.

Është hera e parë që vendi ynë merr pjesë në një projekt ndërkombëtar multigjuhësor në teatër. Violinçelisti Pjetër Guralumi, i cili është edhe menaxher i këtij projekti flet për rëndësinë e tij


Projekti, është një projekt europian dhe ka detyrime që të jetë sa më i hapur edhe kualitativ. Në këtë këndvështrim projekti që fokusohet në teatër, në një multilungualizëm, multugjuhësor, që do të ketë prurje nga shtresa edhe komunitete të ndryshme, por nëpërmjet veprës që do të krijohet të kemi edhe një dialog polivokal në teatër.


Pjetër Guralumi, Violinçelisti dhe Menaxheri i Projektit
Ajo është një mundësi shumë e mirë jo vetëm për ne që jemi studentë, por edhe për një aktor profesionist që të ketë sa më shumë eksperienca gjashtë vendit.

Bashkëpunimi me vendet e huaja është akoma më i mirë, do t’i bëjë akoma më mirë shkollës, por edhe vet Shqipërisë. Sidomos për teatrin,q ë ka mbetur në një lojë të aktorëve më parë, (shumë e mirë), por ka nevojë për lëvizje.


Ermir Hoxhaj, Student për aktrim
“Është shumë e rëndësishme ky bashkëpunim, sepse për ne studentët në përpjekje për t’u bërë aktorë të teatrit na krijon shumë mundësi ky bashkëpunim mes tre shteteve.

Pritshmërit tona janë se si do të funksionojë ky projekt që të ketë produktivitet, mendoj se edhe regjisorët do të shikojnë anë të tjera të studentëve për t’u bërë aktorë të rinj”.

Urim Aliaj, student për aktrimProjekti ka mbështetjen nga Bashkimit Europian (134 mijë euro), buxheti i akorduar për të është 158 mijë euro.

Artikulli paraprakPRESIDENTI META PRET NJË GRUP PERSONASH ME AFTËSI TË KUFIZUAR
Artikulli tjetërZBULOHET TESTAMENTI I HASAN PRISHTINËS, TË GJITHË PASURINË JA LA SHKOLLAVE SHQIPTARE