Për herë të parë që pas miratimit të aktit normativ janë gjobitur 17 qytetarë pasi u kapën në ambiente të mbyllura duke mos mbajtur maskën. Në total janë vendosur 19 gjoba për subjekte dhe individë që nuk respektonin maskat.

1 pezullim aktiviteti dhe 19 masa administrative me gjobë, 2 masa me gjobë në piceri/fast food dhe 17 masa administrative me gjobë ndaj individëve për mosmbajtje të maskës në ambiente publike të mbyllura. Masat administrative janë vendosur nga degët rajonale të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në qarqet Dibër, Tiranë, Durrës, Berat, Vlorë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u kërkon qytetarëve të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar vendimin për maskën e detyrueshme në ambientet e mbyllura. “MSHMS bën apel të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët.

Detyrimi për përdorimin e maskave jo mjekësore/barrierave mbrojtëse për mbrojtjen ndaj transmetimit të COVID 19 do të jetë për çdo individ në të gjitha ambientet e mbyllura; në administratën publike dhe jo publike; në transportin publik; në zyra, shkallë pallati, ashensorë, në qendrat tregtare, dyqane, supermakatat, tregjet dhe njësitë e shërbimit.

Ministria e Shëndetësisë u kërkon bizneseve të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore.

Çdo shkelje do të konsiderohet me rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi” mbyllet apeli.