Bashkia shkodër në bashkëpunim me Forcat e Armatosura, Korporatën Elektroenergjitike si dhe Drejtorinë Arsimore Rajonale të Shkodrës kanë ndërmarrë një aksion masiv në pastrimin e disa zonave turistike të qytetit të Shkodrës.

Nisma e tyre filloi tek zona muzeale në urën e Mesit ku pjesë e tyre ishin edhe prefekti I qarkut Shkodër , Çesk Millja dhe nënkryetari I Bashkisë Shkodër, Dritan Meta

ku ky I fundit pasi falenderoi të gjithë kontribuesit tha se aksioni do të vijojë dhe në zona të tjera për të hapur kështu sezonin e ri turistik.

Ndërkohë Çesk Millja theksoi se e gjithë kjo nisëm mban brenda mesazhin që çdo individ të ndërgjegjësohet për një mjedis sa më të pastër.

Të gjithë vullnetarët përshkuan gjithë territorin pranë urës së mesit aty ku vëmendja nga turistët është mjaft e lartë.

 

Artikulli paraprakNIS ZHBLLOKIMI I RRUGËS SË THETHIT
Artikulli tjetërPROKURORIA 3 MUAJ BURG PËR KREUN E FRPD