Tete  shqiptarë të cilët ishin nisur për të kaluar ilegalisht për në Irlande janë kapur në gjysmë të rrugës dhe janë kthyer mbrapsht.

Sipas mediave të huaja anija ishte nisur nga qyteti i Rouen në Francë destinacion Dogheda në Irlandë, por gjatë udhëtimit stafi ka vënë re emigrantët e fshehur në dhomën e motorit. Pasi janë njoftuar autoritetet, anija është kthyer në qytetin Cherbourg të Francës.

Pasi u kthyen në port emigrantët e ndaluar u janë dorëzuar autoriteteve franceze ndërsa anija ka vijuar destinacionin për ku ishte nisur.

Shqiptarët paguajnë shuma të mëdha parash për të kaluar në Britani e vende të tjera, 10 000 12 000 euro dhe disa herë përfundojnë ‘skllevër’ që punojnë në sera kanabisi.