Në një konferencë për media, liderët e opozitës së bashkuar edhe njëherë kanë kërkuar nga qytetarët që të bashkëngjiten në protestë për kundërshtim e Qeverisë deri në rrëzimin e saj, si dhe për kundërshtimin e Thaçit drejt synimit të tij për ta marrë presidencën të premten e ardhshme.

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri dha se nuk do të lejojnë të kontrabandohet vota e qytetarëve, duke shtuar se zgjedhja e Thaçit president mundësohet nga lista serbe, që sipas tij edhe kushtëzohet nga ta. Ndërsa, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj potencoi se duhet të shkohet në zgjedhje dhe të shpërbëhet Kuvendi. Ai shtoi se Qeverisë i janë dhënë disa mundësi për zgjidhjen e krizën politike, por sipas tij, një gjë e tillë nuk është marrë parasysh nga ta. Fatmir Limaj i NISMË-s për Kosovën, tha se duhet të vazhdohet ky kundërshtim që ka filluar në sheshet e kryeqytetit duke ftuar qytetarët që edhe të premten në mëngjes të protestojnë. Në lidhje e format që do t’i përdorin për kundërshtim të zgjedhjes së Hashim Thaçit president, liderët opozitës së bashkuar thanë që ende nuk është vendosur, por thanë se së shpejti do të vendoset.

Artikulli paraprakNDËRHYRJE E QËLLIMSHME? PIQUE I SHPËTON PEZULLIMIT PËR 2 NDESHJE
Artikulli tjetërTRANSFERIMI I FUNKSIONEVE TË REJA TEK BASHKITË