Banorët e lagjes “Perash” në qytetin e Shkodrës vuajnë prej më shuëm se 10 vitesh problemet me sistemimin e ujërave të zeza. Tubacionet nëntokësore të ujërave të zeza janë amortizuar prej vitesh duke bërë që situata të përkeqësohet dita-ditës.

Banorët e lagjes Perash thonë vazhdimisht dërozojnë ankesa pranë institucioneve përgjegjëse për përmirësimin e situatës, por deri tani nuk ka patur asnjë ndërhyrje konkrete duke e lënë kështu lagjen në gjendje të mjerueshme.

Edhe pse taksapagues të rregullt, banorët nuk përfitojnë asnjë shërbim nga insitucionet përgjegjëse, duke u detyruar kështu të kalojnë çdo ditë në këtë rrugë ku mbizotëron aroma e rëndë e ujërave të zeza.

Në një situatë të tillë, atyre nuk u mbetet gjë tjetër veçse të pranojnë realitetin e hidhur në të cilin jetojnë.

Artikulli paraprakSHKODËR, MUAJI I FRANKOFONISË NIS ME BARAZINË GJINORE
Artikulli tjetërLEZHË, ASNJË MASË PËR KISHËN E SHËN PREMTES