Të premten dhe të shtunën do të zhvillohen çerekfinalet e kampionatit Botëror. Ndërkaq FIFA ka përcaktuar dhe gjyqtarët që do të arbitrojnë në këtë fazë.

Kështu ndeshjen e parë mes Uruguait dhe Francës, ndeshjen do ta drejtojë gjyqtari nga Argjentina, Nestor Pitana.

Zgjedhje që ka bërë bujë pasi ishte pikërisht Franca ajo që e eliminoi Argjentinën nga Botërori.

Takimi tjetër i së premtes mes Belgjikës dhe Brazilit, do të gjykohet nga Milorad Mazic. Të shtunën në fushë do të jetë Bjorn Kuipers i Holandës i cili do ta drejtojë ndeshjen mes Suedisë dhe Anglisë.

Në ndeshjen e fundit Kroacia- Rusia, gjyqtar do të jetë Sandro Ricci.